E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria miraton pr.buxhetin 2012 dhe 30000 punonjës rezervë

ATHINE-Parlamenti grek do të shqyrtojë dhe votojë projektligjet e miratuara nga qeveria në mbledhjen e pasdites të së dielës. Mbrëmë qeveria greke miratoi projektbuxhetin e vitit 2012, siç u ra dakord në bisedimet me ekipin e Trojkës. Duke përfshirë edhe masat që u morrën përt vitin 2011, parashikohen 6.6 miliardë Euro kursime, në sajë të të shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave. Pritet që për vitin 2011 deficiti të jetë 8.5% e GDP-së dhe për vitin 2012 të shkojë në 6,8% të GDP-së. Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se elementët kryesorë të projektbuxhetit 2012 u diskutuan gjerësisht me Treshen, si para ashtu dhe pas mbërritjes së saj në Athinë. Ndërkaq sa i përket sistemit të punës në rezervë (dispozicion), qeveria e miratoi propozimin e komiteit ndërministror. Kriteri për statusin e punës rezervë është paraprirë nga mosha, pra do të përfshihen ata që janë mbi 60 vjec dhe janë rreth 2 vjet pranë daljes në pension. Skenari i zgjedhur nga qeveria, prek 20 000 persona, të cilët do të përfshihën në skemën e punës rezervë por nuk do të humbasin asnjë nga të drejtat e pensionit. Të tjerët janë nëpunës të agjencive që do të mbyllen dhe ata të organikave që konsiderohen të fryra, Zbatimi i kësaj mase sipas qeverisë, do të rezultojë në kursimin e 300 milionë Euro vetëm vitin e ardhshëm.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›