E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: KLD do jetë i pavarur dhe transparent, bazuar vetëm tek ligji

05-07-2013 / Gazeta 55

Miratohen shtatë anëtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës të drejtuar nga kryetari, njëherësh Presidenti, Bujar Nishani.
Në fjalën e tij në nisje të takimit  përcolli një mesazh të qartë për opinionin publik, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet, që sipas tij, janë sulme të pabaza ndaj këtij institucioni.
Deklarata në media e sekretarit për çështje zgjedhore në Partin Socialiste, Damian Gjiknuri për emërimet sipas tij politike të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Administrativë, ka irrituar Presidentin Bujar Nishani. Në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe deklaratës së Gjiknurit, Presidenti Nishani i përgjigjet këtyre akuzave.
“KLD përmbushi me dinjitet proceset e tij rutinor. Ky këshill solli modelin e vlerësimit në bazë të testimit. Gjyqtarët u vlerësuan në bazë të sistemit të pikëzimit duke u përzgjedhur trupa më e mirë gjykuese.
KLD do vazhdojë të qëndrojë në këtë lartësi, duke qenë një institucion i pavarur. Ky institucion do të vijojë të jetë i pavarur dhe transparent, ndërsa proceset e tij do të bazohen vetëm tek ligji”, garantoi kreu i shtetit, Nishani.
Në fund të mesazhit të tij, Presidenti Nishani kërkoj nga anëtarët e KLD-së dhe gjyqtarët e gjithë Shqipërisë, të vazhdojnë detyrën duke penalizuar ata gjyqtarë që kanë infektuar sistemin gjyqësore.
Ndërsa, nga ana e tij, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa garantoi se “do të bëjmë maksimumin e mundshëm në mënyrë që të rriten standardet e KLD”.
Ndërkohë KLD miratoi sot shtatë anëtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, Ilir Mustafaj, Marija Qirjazi, Shkelqim Mustafa, Ervin Metalla, Ridvan Hado, Fatmira Hajdari.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›