“Tour de France”, më në fund fiton edhe Peter Sagan
Më në fund edhe Peter Sagan i bashkangjitet sprinterëve të tjerë të Turit të Francës. Etapa e shtatë në Grande Boucle, ajo nga Montpellier në Albi, e gjatë 205,5 km përbënte shansin e vetëm të paktën edhe për disa ditë tjera për specialistët e shpejtësisë dhe gjërat sërish rodhën në mënyrë normale, për shkak edhe të itinerarit fushor.
Interesant është fakti se “Terminatori” nuk u mërzit aspak për sprintin e humbur 24 orë më parë, kur u mund në vijën e finishit nga gjermani Greipel, madje u premtoi gazetarëve se shumë shpejt do të vinte radha e tij.
Çiklisti sllovak duket se kishte të drejtë, pasi falë edhe punës së shkëlqyer të shokëve të tjerë të ekipit “Cannondale”, Sagan arriti të triumfojë në sprintin e fundit, duke mundur që të gjithë konkurrentët e tjerë.
Renditjen e përgjithshme vazhdon ta kryesojë afrikanojugori Daryl Impey, i cili ruan për të dytën ditë radhazi fanellën e verdhë.
Etapa e tetë do të jetë ajo Castres – Ax 3 Domaines, e gjatë 195 km, që shënon edhe fillimin e etapave malore.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)