Berisha: Sot firmosa vendimin për rritjen e rrogës minimale me 11.3 %
05-07-2013 / Gazeta 55
Kryeministri njofton me një postim në “Facebook"
Kryeministri Sali Berisha firmosi sot vendimin për rritjen e rrogës minimale me 11.3 %. Këtë fakt e bëri me dije vetë kreu i qeverisë, përmes një mesazhi informues të postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. “Kjo eshte rritja e madhe e te gjithe e rrogave te te ulta. Me kete vendim rroga minimale ne Shqiperi, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajme premtimet! Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.
...