Festimet e Vitit te Ri neper bote
TIRANE- 2010 u prit me festime dhe fishekzjarre ne vende te ndryshme te botes, por fillimisht viti i ri erdhi nga Zelanden e re dhe Australi. Shfaqje spektakolare u mbajten ne vende te ndryshme te Europes, por me te vecanta ishin ne Paris dhe Londer. Kulla Eifel mblodhi mijera pariziene por edhe turiste qe kishin zgjedhur kryeqytetin francez per te pritur nderrimin e viteve. Ne Londer qytetaret sfiduan temperaturat e uleta per te pritur fillimin e dekades se re. Per rreth shtate minuta e gjysme ne qiejt e Anglise u ekspozuan te gjithe aftesite pirroteknike duke krijuar nje atmsfere te jashtezakonshme. Viti i ri u prit me festime edhe Berlin dhe pikerisht ne porten e Brandenburgut ku u zhvilluan koncerte per gjate gjithe nates.Prej disa vitesh, festimet e vitit te ri ne Brazil kane terhequr vemendjen e te gjitheve. Rreth dy milion vete u mblodhen ne plazhet e Rio De Zhaneiros per te ndjekur spektaklin 20 minutesh me fishekzjarre. Edhe nju jorkezet sfiduan acarin, deboren dhe masat e larta te sigurise per t’u mbledhur ne sheshin e famshem Times Square per te pritur 2010. Edhe kete vit ishin tingujt e hitit te Xhon Lenon, “Imagine” qe i dhane lamtumiren 2009 dhe priten 2010. Ajo qe te gjithe shpresojne eshte qe viti 2010 te jete me i mire si viti qe sapo lame pas i karakterizuar nga kriza ekonomike dhe problemet e tjera. (BalkanWeb)