E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, mrekulli, gruaja dhe femija kthehen nga vdekja

KOLORADO- Mund ta quajme pa frike mrekullia e festave te fundvitit pasi mund te kishte perfunduar edhe ne menyre tragjike. Nje grua shtatzene nga Kolorado e Shteteve te Bashkuara te Amerikes kishte pesuar nje infrakt ne momentin qe po sillte ne jete femijen e saj. Doktoret thane se per rreth kater minuta zemra e Tracy Hermanstorfer pushoi se rrahuri. Ekipi mjekesor ne menyre urgjente nisi operacionin per te shpetuar te pakten djalin e vogel qe ndodhej brenda se emes. Sipas te atit te foshnjes, vogelushi lindi i pajete por ishte nderhyrja e duhur e mjekeve te cilet arriten te shpetonin femijen dhe menjehere pas kesaj mrekullie ne menyre te habitshme nje tjeter pasoi ate. Pulsi i se emes u kthye serish. “Infarktet gjate lindjes jane te rralla, por kur ndodhin perfundojne ne menyre tragjike” u shprehen doktoret ne spitalin Memorial te Kolorados. Mjeket ende nuk e kane zbuluar se cili ishte shkaku i ketij infarki, por tashme Tracy se bashku me vogelushin e saj jane shendosh e mire dhe jane kthyer ne shtepi. (NEWS24BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›