E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri ne Tirane, disa te plagosur nga fishekzjarret

TIRANE- Nderrimi i vitetve ka patur edhe anen e negative. Disa qytetarë jane demtuar nga fishekzjarret, ne duar dhe sy. Në një interviste te drejtperdrejte ne NEW24, mbrëmë pas mesnate, Drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj u shpreh se kater vete ishin derguar ne spitalin ushtarak të lënduar nga përdorimi i fishekzjarreve, por pa rrezik jete. Zoti Vocaj tha se ishin marrë të gjitha masat për të ruajtur rendin e sigurinë për të gjithë qytetarët që donin të festonin si në ambientet jashtë ashtu dhe në lokalet e kryeqytetit. Ne spitalin e djegieve ne QSUT mbrëmë janë paraqitur 5 raste. Mjekët thonë kryesisht të lënduarit ishin fëmijë të moshës 8-9 vjec. Ata kanë pasur lëndime në duar, nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve. Te plagosurit jane paraqitur edhe ne urgjencen e kirurgjise në QSUT. Pas orës 12 deri në orët e para të mëngjesit janë paraqitur 13 raste, 2 prej të cilëve kanë pasur probleme okulistike. 11 raste të tjera kanë marrë ndihmën e parë për plagët e vogla dhe pacientët janë dërguar në shtëpi. Mjekët informojnë se raste problematike nuk ka pasur.(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›