Festimet nën kërcitjen e shashkave dhe të armëve
05/01/2009 Një i plagosur dhe një e aksidentuar
ELBASAN- Mesnata e fundit të vitit 2008 ka qenë e vakët për qytetin e Elbasanit, pasi nuk u zhvilluar koncerti tradicional në qendër të qytetit. Zbukurimet dhe fishekzjarrët nga Bashkia nuk e kanë ngrohur atmosferën. Shumë pak njerëz dhe sidomos të rinj kanë preferuar ta presin mes luftës së kapsollave dhe fishekzjarrëve. Ajo çfarë është vënë re këtë vit kanë qenë llojet e reja të kapsollave të rrezikshme të përdorura. Shumë kanë preferuar ta kalojnë festën nëpër lokale, ndërsa pjesa më e madhe në shtëpi pranë familjeve. Kryesisht të rinjtë kanë qenë ata që kanë abuzuar ndjeshëm me pijet alkoolike. Fatmirësisht këtë vit nuk u regjistruan aksidente fatale për shkak të pijes apo shpejtësisë. Ndërkohë dita e parë e 2009-s ka nisur me një plagosje me armë zjarri. Kur nuk kishin kaluar nga ndërrimi i viteve vetëm pak orë, njё plagosje me armë zjarri u regjistrua nё njё lokal nё lagjen “11 Nёntori” nё kёtё qytet. Persona ende tё paidentifikuar plagosёn shtetasin Fation Boci teksa ishin duke festuar. Sipas dёshmitarёve okularё, ngjarja ka ndodhur pёr motive banale pas një grindje të stimuluar nga pijet alkoolike. Mё pas ata janё larguar me shpejtёsi nga vendi i ngjarjes. I plagosuri ёshtё dёrguar nё spitalin kirurgjik, ku i ёshtё nёnshtruar ndёrhyrjes. Nata e ndёrrimit tё viteve ёshtё shoqёruar edhe me disa plagosje tё tjera nё kёtё qytet nga fishekzjarrët. Pas mesnate nё spitalin kirurgjik kanё mbërritur 4 shtetas tё plagosur nga fishekzjarrët nё duar, fytyrë, sy dhe pjesё tё tjera tё trupit. Por në ditët e para të janarit nuk kanë munguar edhe aksidentet. Një 19-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka pësuar dëmtime teksa ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Volzvagen” në segmentin Elbasan–Metalurgji. Automjeti tip “Volsvagen” me targë EL 1303 B, i drejtuar nga shtetasi Eldar Bufi, me banim në këtë qytet, ka aksidentuar në gjendje të rëndë shtetasen O.A., 19 vjeç, e cila ndodhej në automjet bashkë me drejtuesin e mjetit. E lënduara është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.