E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit që përfitojnë dëmshpërblim

05/01/2009  Qeveria miraton listën me mbi 1100 emra

Qeveria miratoi dje listën me emrat e mbi 1100 të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist që do të përfitojnë dëmshpërblimin financiar. Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish të dënuarit me dënim me burgim dhe familjarët e viktimave të të dënuarve me dënim kapital. Vendimi nuk përcakton dëmshpërblimin e personave të dënuar me internim apo dëbim, pasi ky lloj dëmshpërblimi do të bëhet sipas një skeme pensioni. Në relacionin që shoqëron vendimin, thuhet se aktualisht Ministria e Drejtësisë po përgatit listat me emrat e përfituesve të dëmshpërblimit financiar, ndërkohë që brenda datës 19 mars 2009, qeveria duhet të saktësojë faturën financiare të dëmshpërblimit. Pas saktësimit të faturës, hapi tjetër që do të ndiqet është propozimi në Kuvend i skemës 8 vjeccare për shpërndarjen e fondeve.

Lista e plotë është e botuar sot në "Metropol"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›