Viti 2008, dy anët e medaljes për Beratin
05/01/2009 Që nga renditja e Beratit në listën e UNESCO-s deri tek tragjedia e Farkës dhe e Lapardhasë
BERAT – Viti 2008 ka qenë i njohur për një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur në qytetin e Beratit, të cilat do të mbahen mend nga qytetarët e këtij qyteti e më gjerë.
Një vit që iku...
Ngjarja më e rëndësishme që do të mbahet mend nga qindra e mijëra beratas është renditja e qytetit të lashtë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Por ka pasur edhe ngjarje të tjera, që për fatin e keq të banorëve të këtij qytetit kanë qenë tragjike dhe të dhimbshme, ku në dy prej tyre janë kaluar edhe kufijtë e dhimbjes, pasi kanë shënuar një numër të madh viktimash. Ngjarjet më tragjike kanë qenë ajo e Farkës, e lidhur më familjet beratase, dhe e Sarandës, e lidhur me familjet e Lapardhasë. Por gjatë këtij viti janë kryer edhe një sërë çështjesh gjyqësore, mes të cilave ka qenë përfundimi i procesit gjyqësor të masakrës së Kozares, autori i së cilës mori dënimin me burgim të përjetshëm. Gjithashtu këtë vit janë divorcuar dhe rreth 238 çifte. Edhe problemet e pronave nuk kanë qenë të pakta në numër në proceset gjyqësore, në këtë rast numri i tyre kalon të 300 dosjet. Ndërsa një goditje të madhe ka marrë edhe korrupsioni, çka e tregon edhe arrestimi i disa grupe zyrtarësh. Po kështu gjatë këtij vit ka marrë një goditje të madhe edhe trafiku i drogës, ku janë goditur dhjetëra grupe trafikantësh dhe prodhues të Canabis sativa e të drogave të forta. Numri i të arrestuarve për këtë vepër shkon në 47 persona, ku 80 % e tyre kanë marrë edhe dënimin. Jashtë vëmendjes të qytetit nuk ka mbetur dhe dhuna në familje, e cila ka pasur një numër të konsiderueshëm rastesh, shumica e tyre ka sjell edhe rastet më ekstreme atij të divorcit e në rastet më tragjike të vetëflijimit. Gjatë këtij viti nuk kanë ngelur jashtë vëmendjes edhe disa vrasje që kanë ndodhur në qendër dhe në periferi të qytetit. Po viti 2008 do të mbahet mend jo vetëm në qytetin e Beratit, por dhe më gjerë edhe përkujtimi i ngjarjes më të rëndësishme të njerëzimit, holokausti hebre, por që ndryshe nga qytetet e shtetet e tjera të Ballkanit e më gjerë, që ditën t’i ruanin familjet beratase nga nazizmi. Po në fund vitin 2008 një tjetër datë që do të mbahet mend është organizimi i Festivalit Folkorik i Isopolifonisë, ku morën pjesë grupet folklorike të Jugut të Shqipërisë. Këto dhe shumë ngjarje të tjera kanë mbërritur deri në trokitjen e natës të 31 dhjetorit për të trokitur gotat në urimin që 2009-a të jetë një vit i mbarë.