E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet ne Tiranë

Tirana ka festuar ndërrimin e viteve. 2011 ka trokitur me urime nga qytetarët për njëri – tjetrin për më shumë gëzim, harmoni dhe lumturi.
Shumë kryeqytetas kanë zgjedhur për të festuar minutat e para të vitit në sheshin “Skënderbej” dhe atë “Nënë Tereza”, ku fishekzjarret nga i madhi e i vogël nuk kanë munguar.
 

Ndërkohë që qytetarët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të festuar orët e para të vitit 2011. Dikush me familjen e dikush me shoqërinë në klubet e natës.
 

Atmosfera në shesh në ndryshim nga vitet e tjera ka qenë më pak e zhurmshme, dhe e zjarrtë. Festimet kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›