Festimi i pavarësisë dhe sfidat për ta konkretizuar atë
Prishtinë-Kosova feston sot një vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një vit më parë, në një ditë të ftohtë, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e tij ndaj Serbisë. Sot pas një vit, shqiptarët e Kosovës përkujtojnë këtë ngjarje të rëndësishme, që e shkëputi këtë krahinë shqiptare nga okupimi serb për gati një shekull. Shumë gjëra kanë ndryshuar këtë vit.
Më shumë se 50 shtete e kanë njohur Kosovën, e shumë të tjera priten ta njohin pavarësisht linjës së ashpër diplomatike që po zhvillon diplomacia e Vuk Jeremiç. Gjithsesi, shqiptarët sot festojnë, festojnë lirinë e vendit të tyre. Para një dekade, ata drejtoheshin nga serbët, por tani, policia, qeveria, e të gjitha institucionet e tjera që kanë të bëjnë me një shtet normal, drejtohen nga vetë kosovarët, me gjithë praninë ndërkombëtare atje.
Kosova njihet nga 54 shtete, mes te cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe të gjithë vendet e BE, përveç 5 prej tyre, por pavarësia kundërshtohet nga Serbia dhe Rusia, India dhe Kina.
Për këtë ditë të shënuar, filatelia e Kosovës paraqiti dy pulla postare me temën “Përvjetori i Pavarësisë”. Pullat përmbajnë deklaratën e pavarësisë dhe flamurin e Kosovës dhe i dedikohen të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin, sendërtimin dhe shpalljen e pavarësisë.
Pavarësia e Kosovës ka kaluar në jo pak sfida dhe vështirësi, një kalvarë vuajtjesh dhe lufte politike. Shtegu për të shkuar deri tek 17 shkurti i një viti më parë, u çel në vitin 1999, kur në Raçak, në muajin janar zbulohen 45 trupa të shqiptarëve etnik të vrarë, masakra më e madhe që bëri jo pak jehonë në atë kohë. Çka detyroi NATO-n, tre muaj më vonë që ndërmerrte bombardime ndaj Serbisë, duke shkatërruar pikat strategjike të këtij shteti, që kishte ushtruar masakra çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Më vonë, shqiptarët nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë në Francë, marrëveshje e cila nuk u pranua nga pala serbe e drejtuar nga Sllobodan Millosheviç.
Pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s, trupat serbe u tërhoqën, çka tregoi se tashmë pavarësia e Kosovës de facto kishte ardhur, por de jure do të duheshin edhe vite të tjera. Bisedimet në Vjenë, midis palës shqiptare dhe asaj serbe, zgjatën më shumë se dy vite, pa asnjë rezultat përfundimtar. Më 2 shkurt 2007 i dërguari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisari, paraqiti një projekt-propozim për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai kërkonte të mbronte minoritetet e Kosovës ndërkohë që i jepte provincës të drejtën të bëhej pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të miratonte simbolet kombëtare.
Më 3 prill, Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon diskutimin e planit të Ahtisarit, i cili pranohet nga drejtuesit shqiptarë por kundërshtohet nga Beogradi. Më 20 Korrik, një projekt-rezolutë e Këshillit të Sigurimit e bazuar në planin e Ahtisarit arkivohet për shkak të kundërshtimit nga Rusia.
Më 10 Gusht një "trojkë" negociuesish që përfaqësojnë BE-në, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë fillon një cikël të ri bisedimesh mbi statusin e Kosovës. Më 29 Nëntor bisedimet e drejtuara nga trojka përfundojnë pa një marrëveshje. Për të arritur më fund më 17 shkurt të vitit 2008, kur Parlamenti i Kosovës, vendosi të shpallte në mënyrë të njëanshme mëvetësinë e tij nga Serbia.
Gjithsesi, pavarësisht të shkuarës së hidhur, tashmë më shumë se kurrë, shqiptarët e Kosovës, duhet të festojnë, të festojnë lirinë e tyre, të drejtën për të qenë zot në shtëpinë e tyre. Kosova tashmë ka si sfidë kryesore, njohjen e saj nga më shumë shtete, në mënyrë që të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtar, të bëhet shtet si të gjithë shtetet e tjera.