E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jones: Pavarësia e gjen Kosovën me bilanc arritjesh

Uashington- Përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës e gjen shtetin e ri me një bilanc pozitiv arritjesh, ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës, zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, Stuart Jones. Jones ka përgëzuar popullin e Kosovës në emër të Shteteve të Bashkuara me rastin e njëvjetorit të pavarësisë – duke theksuar se “ka qenë një vit arritjesh të mëdha”.

“Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare që kanë qenë partnere të këtij procesi. Isha në Kosovë pak muaj më parë. Kudo nga hedh sytë sheh përparim, qindra kilometra rrugë të reja, dhjetëra shkolla të reja, 54 vende ku përfshihet pjesa më e madhe e Evropës e kanë njohur Kosovën. Kemi parë përparim real thuajse në çdo fushë", ka vlerësuar Jones.

Ndërkaq sa i përket ritmeve të deritanishme të njohjes së Kosovës, megjithëse shqetësuese për shumë analistë që presin një përparim më të madh në këtë drejtim, sipas Jones, janë të kënaqshme dhe kanë treguar një progres gradual që lë vend për optimizëm.

Shtetet e Bashkuara, sipas tij, kanë qenë dhe do të vazhdojmë të jenë të angazhuara ë këto përpjekje. “Washingtoni është në kontakt me vende të ndryshme në botë dhe në përgjithësi ka marrë përgjigje shumë pozitive”, tha Jones. Me gjithë analizën pozitive të arritjeve të deritanishme Jones thekson se shteti i ri vazhdon të përballet me një numër sfidash madhore që kërkojnë vëmendje serioze nga autoritetet:

Për Shtetet e Bashkuara, ka shtuar ai, sovraniteti është i padiskutueshëm, pavarësia është e pakthyeshme. “Tani autoritetet duhet të punojnë për integrimin e të gjitha komuniteteve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›