E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Përvjetori i parë me të arritur historike

Prishtinë-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi theksoi se përvjetori i parë i pavarësisë Kosovën e gjen me të arritura historike si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. “Në këtë ditë kremteje me krenari dhe pietet kujtojmë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë. Vepra dhe gjaku i tyre do të jenë në themelet e të sotmes dhe të ardhmes së ndritur të Kosovës”, tha Krasniqi, në urimin për 17 shkurt. Ai falënderoi edhe miqtë ndërkombëtarë për ndihmën ndaj Kosovës. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›