E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivalet e verës, mungesa e fondeve i “ngel” për vjeshtë

Turizmi kulturorë kёtё vit duket se do tё ofrojё mё pak aktivitete se sa nё vite të tjera. Dy nga eventet tё cilat mbahen nё dy qytete kryesore turistike si Durrёsi dhe Saranda i ёshtё dashur tё shtyjnё zhvillimin e tyre pёr nё muajin shtator, dhe shkak ёshtё bёrё mos akordimi i fondeve nga ana e Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve.
 

Dy organizatorёt Alfed Bualoti i cili organizon Festivalin Ndёrkombёtar te Teatrit tё Butrintit, si dhe Gjergj Prevazi qё organizon Festivalin Nderkobёtar tё Dancit shprehёn indinjatёn e tyre pёr mos dhёnien e fondeve.
 

I menjёhershёm ka qёnё reagimi nga MTKRS, ku drejtori i Hartimit tё Politikave Nikolla Lena, pohoi se fondet do tё akordohen menjёherё sapo tё vihet nё funksion qёndra e artit, e cila ka tё drejtё tё delegojё fonde.
 

Festivali Ndëkombёtar i Teatrit nё Butrint, kёtё vit ёshtё nё edicionin e tij tё 12-të dhe gjithmonё ёshtё organizuar nё muajin korrik e ndёrsa Festivali Ndёrkombёtarё i Dancit zhvillohet çdo vit nё muaj maj.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›