Dashuria nuk ka moshë
22/06/2011 Meditime rreth vëllimit poetik “Eja në takim” të shkrimtarit dhe poetit të njohur Bedri Myftari
Në verë të vitit 1968, kur i kisha kapërcyer të tridhjetat, i ndikuar nga krijimtaria poetike e Kadaresë, që asokohe me vëllimet poetike “Shekulli im” (1961), “Pse mendohen këto male” (1964), “Vjersha dhe poema të zgjedhura” (1966), kishte arritur majat më të larta të poezisë sonë dhe ishte bërë idhull i rinisë, kuturisa edhe unë të thurja vargje. Pasi shkrova kështu disa poezi, ia dhashë për t’i lexuar një poeti të njohur.
Pas disa ditësh ai më tha çiltërisht: “Nja dy a tri poezi edhe mund të botohen te “Drita”, por ti je prozator dhe kemi thuajse të njëjtën moshë. Kur unë e kam të vështirë të shkruaj poezi tani, merre me mend se sa do ta kesh ti që shkruan poezitë e para. Ndaj futju vetëm prozës...”
I vura vath në vesh këto porosi dhe kështu veprova. Në fakt, edhe miku im vazhdoi të shkruante poezi, të cilat vërtet të qëlluara, por jo më të bukura se ato që kishte krijuar deri atëherë.
Mirëpo nuk është e thënë që të ndodhë gjithnjë kështu. Ka poetë që kanë shkruar poezi, e mbi të gjitha poezi erotike, në moshë më të madhe, madje edhe kur kanë kaluar të shtatëdhjetat. Kanë sfiduar kështu kohën dhe shprehjen e njohur latine “Turps senilis amor”, që në shqipet do të thotë: “Dashuria në pleqëri është turp”.
Një ndër ta është Bedri Myftari, prozator, publicist dhe poet i njohur. E dëshmon këtë me vëllimin e fundit poetik “Eja në takim”, ose më sakte me nëntitullin “Dy mijë e njëqind e një vargje”, kushtuar tërësish dashurisë.
Sikur këtë vëllim ta kishte paraqitur në fillim të viteve ’60, kur emri i tij sapo kishte nisur të shfaqej në faqet e shtypit letrar, do të ishte kallur në burg për agjitacion e propagandë, që i vrau rininë dhe e shkëputi për rreth tre dhjetëvjeçarë nga krijimtaria letrare, do të pësonte këtë mynxyrë pikërisht për këto poezi. Dhe bashkë me të nuk është çudi të kishte përfunduar prapa hekurave të qelive komuniste edhe redaktori i këtyre poezive që i kishte dërguar ato në shtyp. Dhe kjo për arsye se vëllimi do të cilësohej apolitik, dekadent, që nxit të rinjtë të mendojnë vetëm për dashuri erotike dhe jo për dashurinë ndaj atdheut dhe partisë mëmë.
Ishte koha kur shkrimtarit Bilal Xhaferi, që nga mesi i viteve ’60 kishte dhënë për botim vëllimin “Lirishtja e kuqe” (që, edhe pse u botua, përfundoi në karton, sepse atij iu mohua e drejta të botonte, ngaqë babai ishte pushkatuar nga diktatura komuniste si armik), redaktori që botonte këtë vëllim, poezitë e të cilit sot vlerësohen ndër më të mirat e poezisë shqiptare, i thoshte: “I ke të mahnitshme poezitë, por duhet patjetër të paktën një poezi për Partinë që ta vëmë në fillim të vëllimit.”
Dhe Bilal Xhaferi detyrohej të shkruante poezinë që niste me vargjet:
“Parti, emrin tënd të gdhendur e kam në pëllëmbët e duarve të mia…” (pra thikë me dy presa. “Parti, kudo që shkoj, ty nuk të harroj…”por edhe: “Parti, si nuk m’u ndave, o emër i urryer!...”
“Soranga, - shkruan studiuesi Rexhep Polisi në hyrje të vëllimit “Eja në takim”, - vjen nga larg, nga viset e panjohura jugore. Ajo është një erëz e ngrohtë, një frymë dashurie. Ajo përqafon e puth degë më degë pemët e ngrira kallkan…”
Por poezitë e këtij vëllimit nuk vijnë nga larg, por nga zemra e poetit dhe blatojnë mirësishëm rrezatime dashurie, që na bëjnë të meditojmë për jetën, për njerëzit që na rrethojnë, për vajzat që kemi njohur, që na kanë gufuar shpirtin, që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe përjetimet tona:
Fryu flladi i maleve
E përkëdheli gjinjtë e trëndafilave,
Mbi buzët tona,
Flutur u ul e puthura e parë…
(“Vetëm një natë”)
Ky është lajtmotivi që përshkon tërë vëllimin poetik të Bedri Myftarit. Në çdo poezi do të hasësh një detaj që i bën poezitë më të afërta, më të prekshme e doemos edhe më të ndjeshme:
Veshi nata e verës
Përparësen tënde të zezë,
E gjysmëhënën jakë të bardhë…
(“Soranga”)
Mjaftojnë këto vargje për të kuptuar se kjo vajzë është një gjimnaziste.
Ose:
Ne u puthëm shpejt e shpejt,
Nën blirin e lulëzuar.
Por ti më the: “Po na shohin!”
“Kush?” - pyeta unë.
“Yjet, - më the, - hëna, xixëllonjat...
(“Hervehesë”)
Poeti di të thurë vargje edhe në frymën e poezisë popullore kur shkruan:
Puthi, i dashur, buzët e mia e ndizu dashurie, Se vetëm një herë i kam lyer fshehurazi,
me lëng të kuq qershie.
Përqafomë, i dashur me afsh e dashuri,
Se gushën time të bardhë s’e ka prekur kush, Veç kurorëzave me luleshqerra dhe ti…
(“Përkëdhelmë”)
Ja dhe vargjet e një poezie sensuale pa titull:
Ti buzë Gjanicës kishe bahçen
Dhe sa herë kaloja andej,
Më thoshe: “Do mollë, do pjeshkë apo do dardha?”
Kurse unë puthja sisët e tua të bardha…
Kur lexoja këto poezi, ndërmenda krijime erotike të poetëve tanë të mëdhenj: Migjenit, Kadaresë, Arapit, Xh. Spahiut… Nuk dua të bëj krahasime, sepse është fjala për poetë që e kanë gdhendur emrin e tyre në piedestalin e letërsisë sonë të të gjitha kohërave. Sidoqoftë, secili ka veçoritë e tij
Migjeni shkruan:
Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lot të mia,
Qenë shenjat e dhimbjes
Kur më vrau bukuria,
Kur më zu dashunia,
E më dogji rinia.
“Migjeni, siç vëren studiuesi i njohur kanadezo-gjerman Robert Elsi, i afrohet erotizmit, ndonëse në mënyrë të pavetëdijshme. Mendohet se poeti ka mbetur i virgjër deri në vdekjen e parakohshme, në moshën 26-vjeçare.” (“Histori e letërsisë shqiptare”, faqe 312)
Ndaj dhe vargjet e mësipërme nënkuptojnë një dëshirë për dashuri ende të pakapshme, të paarritshme.
Thuajse një çerek shekulli më pas, më 1960, Kadareja, ndryshe nga Migjeni, shkruan një poezi ku përvijohen mbresat e një dashurie të thellë:
Do të kujtoj,
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu, dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim,
si dëborë e padukshme…
Xhevahir Spahiu shkon edhe më tutje:
Dashuria është e gjitha këtu,
Te këta sy,
Te këto fjalë,
Tek paksa heshtje midis tyre është dashuria, Edhe atëherë kur të dy s’kishim lindur,
Të prisja! Të prisja! Të prisja…
Siç shihet, mjetet e shprehjes janë të ndryshme te secili poet që cituam. Ashtu siç janë të ndryshme edhe për poetë me famë botërore që kanë shkruar për dashurinë. Për Dante Aligerin dashuria midis Paolo Malatestës me Franceska da Riminin është dhembje sfilitëse përderisa ata dënohen që ta kalojnë jetën në Ferr. Dhe kjo sepse ky akt është mëkat përderisa Paolo bie në dashuri më gruan e vëllait të tij. Ndaj kjo lidhje na kujton vargjet e famshme danteske:
Nuk ka dhembje më të madhe
Sesa të kujtosh kohët e lumtura në mjerim…
Megjithëse me më pak pretendime, zëri erotik i Bedri Myftarit krahasuar me poetët e mësipërm, madje aq më tepër me Danten, lartësohet me mënyrën e rrëfimit të vet gurgullues, ku predominon optimizmi.
Kur përshkruan një plakë që hedh valle “me ngadalë e tërë naze” dhe me një dorë në bel, kurse tjetrën duke tundur çervenë, vajza dhe nuse që e ndjekin me kureshtje e shpotitin: “Qejflie dhe e harbuar do të ketë qenë e re!”
Mirëpo:
“Është e vërtetë, moj bija,/ Tërë jetën jam ligur e tretur nga dashuria” , - foli plaka tërë naze, /Duke rrotulluar sytë si sorkadhe, /Dhe u bë erë në valle.”
Ja pse dashuria nuk ka moshë, sepse, po të ishte kështu, mbi 70-vjetari Bedri Myftari nuk do të shkruante vargje të tilla të prushitura për këtë ndjenjë të moçme sa vetë njerëzimi.