E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande kapen kafshe te ngarkuara me droge

Një sasi droge prej 300 kg kanabis-sativa është kapur nga policia e Sarandës në afërsi të kufirit me Greqinë, pikërisht në qafën e Soroneas në territorin e Butrintit.
Droga ishte e ngarkuar me kafshë dhe po transportohej në drejtim të Greqisë. Policia lokale konfirmon se janë në ndjekje të tre personave, që po kryenin transportin e bimës narkotike e cila ishte e futur në 10 çanta dhe të ngarkuar tek kafshët.
Paraprakisht policia ka identifikuar autorët dhe dyshohet se ata janë banorë të Delvinës, por ende nuk është kapur ndonjëri prej tyre, pasi sapo kanë spikatur forcat e policisë, ata kanë përfituar nga errësira duke braktisur kafshët me drogë. Operacioni policore po vazhdon për arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›