Festivali Europian Koral Lule borë, kënga që vë në provë artistët

Aktiviteti më i rëndësishëm i këngës lirike mbërrin në edicionin e tretë të tij
Festivalit Europian i Koreve të Dhomës mbërrin në edicionin e tertë të tij. I cilësuar si një prej evenimenteve më të rëndësishme të këngës lirike, ky aktivitet do të zhvillohet jo vetëm në kryeqytet, por dhe në qytet të tjera të vendit. Festivali që starton sot do të njohë performancat e shumë koreve, që vijnë nga vende të ndryshme të Europës nga Shqipëria, Holanda, Kroacia, Greqia, Kosova dhe Italia. Kusht i rëndësishëm për të gjitha koret është interpretimi në datën 10 maj në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do jetë të himni shqiptar si dhe një këngë e zgjedhur, që këtë vit do të jetë kënga e njohur shkodrane, "Lule borë". Festivali organizohet nga shoqata Miqtë e muzikës dhe shoqata kulturore Syri blu, dhe këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës si dhe nga delegacioni i Komisionit Europian në vendin tonë. Organizatorët përveçse çmuan nevojën e aktiviteteve të tilla, e cilësuan këtë eveniment edhe si një mundësi për të afruar më shumë turistë. Në edicionin e sivjetëm do të konkurrojnë nëntë kore përfaqësuese të vendeve evropiane. Këtë vit në edicionin e tretë të tij festivali do të zhvillohet njëkohësisht në katër qytete të Shqipërisë: në Korçë, Shkodër, Fier dhe Tiranë, në datat 8-10 maj. Zv/ministrja Suzana Turku u shpreh se festivali është një ndër aktivitetet më të rëndësishme që mbështeten nga kjo ministri, ndërkohë që sipas saj ky aktivitet shërben dhe për turizmin shqiptar. Ky aktivitet nuk shërben vetëm për njohjen muzikore të vendeve të Europës, por dhe si prezantim i Shqipërisë për turistët europianë, u shpreh Turku. Elementi i ri që Festivali i Koreve të Dhomës sjell për spektrin kulturor në vendin tonë, sipas organizatorëve të këtij aktivitetit është me karakter të theksuar integrues, përmirësues i imazhit të Shqipërisë në Europë, si dhe edukimi artistik të publikut shqiptar me traditën korale. Një prej organizatorëve, Besim Petrela si dhe drejtuesi i shoqatës Syri Blu u shpreh se me zhvillimin e këtij festivali, jo vetëm në kryeqytet por dhe në disa qytet të tjerra të vendit tonë shërben për prezantimin e imazhit shqiptar në Europë. Në dy netët e para konkurruese të këtij festivali do të shfaqen para publikut tre kore të ndryshme në aktivitetet që do të zhvillohen njëkohësisht në qytetet e Korçës, Shkodrës, Fierit dhe Tiranës. Koret do të qarkullojnë mes tyre nëpër qytete e tjera, duke u ngjitur në katër skenat shqiptare. Kjo lëvizje e artistëve shërben dhe për prezantimin e turizmit shqiptar në Europë", u shpreh Petrela. Repertori i koreve pjesëmarrës në festival do të jetë kryesisht i lirë dhe me një kriter mbi kohëzgjatjen e programit 20- 25 minutat. Në çdo mbrëmje të këtij aktiviteti do të paraqiten para publikut shqiptar nga tre kore për çdo qytet të përzgjedhur si partnerë në projekt. Repertori i koreve është mjaft i larmishëm, duke filluar nga muzika religjioze e në vijim muzika etnike dhe tradicionale, këngë patriotike, muzike romantike-klasike- kontemporane deri tek Gospel e muzike argëtuese. Ndërtimi i repertorëve të pjesëmarrësve është pasuruar edhe me kriterin e njohjes së muzikës shqiptare, duke vendosur si pjesë të detyruar kompozimin e mirënjohur të Simon Gjonit. Elementi tjetër ndërlidhës i repertorit të koreve të ftuara do të jetë edhe Oda e Gëzimit nga Simfonia e Nëntë e Beethovenit, e cila ka marrë tashmë të drejtën e Himnit të Bashkësisë Europiane dhe që do të këndohet në mbrëmjen finale të festivalit së bashku me Himnin e Shqipërisë, me datë 10 maj 2009, pranë TKOB.
Artistët nga Korça dhe Shkodra në skenën e festivalit
Tradita korale shqiptare përfaqësohet nga, Kori Prenk Jakova dhe Rozafa Expression të qytetit të Shkodrës si dhe Kori Lyra i Korçës. Festivali organizohet në koherencë me Ditën e Europës, 9 Majin dhe në këtë kuadër do të jetë një nga veprimtaritë e përzgjedhura kulturore të mbështetura nga Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë. Edicioni i sivjetëm është i treti i këtij festivali, por ambicia e organizatorëve për të krijuar dhe strukturuar një aktivitet të decentralizuar nëpër qytete të tjera të Shqipërisë, (përveç kryeqytetit) ka mundësuar krijimin e një rrjeti të qyteteve dhe Bashkive respektove, të cilat interesohen për një pasurim jo vetëm të jetës kulturore të komunitetit, por edhe krijimin e kushteve për një vizibilitet të turizmit dhe të trashëgimisë kulturore të tyre. Elementi i ri që sjell ky festival është ai i një aktiviteti me karakter të theksuar integrues dhe përmirësues të imazhit të Shqipërisë dhe ku përfshirja në një koncept decentralizues të aktiviteteve kulturore në Shqipëri, demonstron një faze ambicioze për një vëmendje me të madhe në edukimin artistik të publikut shqiptar. Rinovimi i vazhdueshëm i traditës së qyteteve tona në zhvillimin e ansambleve korale (Shkodra e Korça) si dhe tendenca për të zgjeruar rrethin e aktiviteteve kulturore në qytetet e Shqipërisë, është parë si një nga objektivat më të rëndësishëm nga organizatorët e këtij eventi. Numri i anëtarëve të koreve pjesëmarrës arrin nga një numër i kufizuar prej 5-6 vetash (Itali, Kroaci) e deri në36 ( Lyra Korçë), duke realizuar një aktivitet të përmasave vërtet imponuese, duke konsideruar faktin se, çdo mbrëmje në 3 qytete të Shqipërisë, për dy net me radhë, do të dalin para publikut rreth 200 pjesëmarrës për tu grumbulluar të tërë bashkë, në datën 10 maj në Tiranë, në Teatrin e Operës dhe Baletit.