Festivali Folklorik Kombëtar në tension, vonesa në përgatitje

Evenimenti më i rëndësishëm folklorik do të zhvillohet në kalanë e Gjirokastrës nga data 24 deri më 29 shtator
Festivali Folklorik Kombëtar, një eveniment tashmë i shndërruar në traditë do të zhvillohet në kalanë e Gjirokastrës, nga data 24 deri në 29 shtator. Një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës kombëtare siç është festivali folklorik i Gjirokastrës vetëm dy muaj nga edicioni i ardhshëm shfaq vonesa për realizimin e tij. Dje në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve për këtë qëllim u bë dhe takimi i parë mes përfaqësuesve të 12 qarqeve pjesëmarrëse në këtë eveniment kombëtar folklorik. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardjan Turku, në fjalën e tij u shpreh se Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, synon mbrojtjen e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë kulturore. Aktualisht, në 12 qarqet është mbyllur faza e parë për prezantimin e tyre në Festivalin Folklorik Kombëtar dhe janë duke bërë përgatitjet e fundit për fazën e dytë, e cila përkon me prezantimin e materialeve përpara një komisioni përzgjedhës. Në këtë takim ministri Turku, duke evidentuar vlerat kulturore që mbart ky festival, i kthyer në traditë, u shpreh se organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2009, ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë shpirtërore, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj, të krijuara prej shekujsh nga populli. Ky festival do të synojë gjallërimin e jetës kulturore të vendit në përgjithësi dhe të qytetit muze të Gjirokastrës dhe zonave rreth saj në veçanti, duke përcjellë tek spektatorët dhe vizitorët vendas dhe të huaj dhe në publikun e gjerë, kulturën popullore që ruhet dhe zhvillohet në hapësirat mbarëkombëtare shqiptare. Gjithashtu kjo veprimtari do të evidentojë vlerat e qytetit muze të Gjirokastrës, të cilat vitet e fundit kanë parë një zhvillim shumë të madh falë interesimit të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore që mbart ky qytet. Propagandimi dhe popullarizimi i këtij festivali do të nxisë edhe më tepër turizmin kulturor dhe shtimin e vizitorëve vendas dhe të huaj në monumentet e trashëgimisë sonë kulturore dhe në veprimtaritë e trashëgimisë shpirtërore, tha ndër të tjera titullari i kulturës Turku. Më tej ai shtoi se: Duke qenë veprimtaria më e madhe e trashëgimisë shpirtërore kombëtare kërkohet që e gjithë periudha e mbetur të jetë periudha e përgatitjeve dhe veprimtarive të shumta folklorike, si të këngës, valles e melodisë popullore të cilat do të ndikojnë në gjallërimin e jetës kulturore artistike të të gjithë vendit dhe në afrimin e spektatorëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj në veprimtaritë folklorike gjatë sezonit turistik, për të arritur një organizimin perfekt të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në muajin shtator, si një festë kombëtare të trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Sipas Ministrit të Kulturës, i cili njëkohësisht është dhe kryetar i komitetit organizativ të këtij festivali, faza e dytë duhet të përfundojë në fund të muajit korrik. Faza e dytë e përgatitjeve të festivalit duhet të kishte mbaruar brenda muajve prill-qershor. Nuk është vetëm problem i programit të tyre, por ka shumë probleme të tjera, që lidhet me vërejtjet që mund të bëjnë komisionet duke filluar që nga kostumet. Nuk është vetëm kënga dhe vallja, janë paraqitja e tyre për të cilat ne, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kanë nxjerr dhe një fond në mënyrë që ata të rregullojnë disa probleme të tyre", shprehet Shaqir Rexhvelaj, përfaqësues i MTKRS. Deri në këto momente kërkesat janë realizuar plotësisht vetëm nga qarku i Shkodrës, ndërkohë që Qarku i Elbasanit do të prezantohet më datë 17 korrik, Qarku i Gjirokastrës më 23 korrik dhe Qarku i Vlorës më 24 korrik. Qarqet e tjera si Korça, Fieri, Lezha, Kukësi, Dibra, Durrësi, Tirana dhe Berati ende nuk e kanë caktuar datën e paraqitjes së grupeve të tyre folklorike para komisioneve përzgjedhës. E ndërkohë që për këtë eveniment të rëndësishëm kulturor ministria e Kulturës nuk ka qenë shumë dorështrënguar, pasi ka rritur fondet për çdo qark pjesëmarrës në këtë festival. Kështu këtë vit MTKRS ka vendosur që në këtë festival grupet përfaqësuese të përbëhen nga 60 artistë, kundrejt 50 që më parë kanë qenë në festivalet e tjera dhe koha e konkurrimit do të jetë 30 minuta nga 20 minuta që ka qenë më parë. Gjithashtu për ti ardhur në ndihmë çdo qarku edhe nga ana financiare, qeveria shqiptare dhe MTKRS ka vendosur që çdo qark të përfitojë një shumë prej 7 milion lekësh të vjetra, nga 5 milion lekë të vjetra që ka qenë në vitet e mëparshme. Kjo shumë do të përdoret për përmirësime të kostumeve popullore, instrumenteve dhe paraqitjes sa më dinjitoze të grupit përfaqësues të Qarkut në Festivalin Folklorik Kombëtar. Edhe këtë vit kjo veprimtari e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, e cila tashmë bën pjesë në Pasurinë botërore të njerëzimit, mbrojtur nga UNESCO. Rëndësi do t'i kushtohet evidentimit të krijimeve folklorike, me karakter improvizues, lodra me karakter imitativ, pantonimik e humoristik, krijimet që lidhen me festat tradicionale popullore dhe ato me karakter ritual; evidentimin e krijimeve më të lashta, duke ruajtur pastërtinë burimore. Për këtë do të evitohen shfaqjet që denatyrojnë folklorin, tendencat dhe elementet e tepruar spektakolare, amatorizmi dhe grupet masive. Ceremonia e hapjes së Festivalit Folklorik Kombëtar do të mbahet paraditen e datës 24 shtator 2009 dhe ceremonia e mbylljes, si edhe shpallja e fituesve, do të zhvillohet më datë 29 shtator 2009, në kalanë e qytetit muze të Gjirokastrës, në kuadrin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore
Historiku i Festivalit
Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar fillimisht në qytetin e Tiranës në vitin 1957 me siglën "Festivali Kombëtar i Këngës Muzikës dhe Valles". Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali në kalanë e këtij qyteti është zhvilluar rregullisht, çdo pesë vjet, Festivali Folklorik Kombëtar "respektivisht në vitet 1973, 1978, 1983, 1988). Në vitin 1995 FFK u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 FFK rikthehet përsëri në qytetin e Gjirokastrës. Mbështetur nenit 5, pika 2 e Ligjit nr.9048, dt. 07.04.2003, "Për trashëgiminë kulturore" me Urdhër nr.348, dt.28.07.2003, të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve data 29 shtator u shpall Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Me datë 09.10.2003 u miratua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Statuti i ri i Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2004. Në kuadrin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, me Urdhrin nr. 462, dt. 16.10.2003 të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u shpall organizimi i Edicionit të VIII-të të Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2004 në datat 29 shtator-5 tetor.