E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e Filadelfias iu mësojnë shqipen fëmijëve

Fëmijët në shkollën shqipe “Gjuha jonë” në Filadelfia, kanë mbyllur vitin shkollor të dielën. Veç programit artistik që do të jepnin fëmijët, si çdo vit tjetër, së pari ata do të kalonin një testim përfundimtar në diktim dhe hartim. “Këtë behar unë do të shkoj në Shqipëri. Do iki dhe në fshat e do të luaj me delet e me kuajt….”, shkruan Ilira në hartimin e saj.

Ndësa Danieri, me sinqeritetin e tij fëminor shkruan: “Në pushimet e verës, me ndihmën e babit do të studjoj gjuhën shqipe. Unë e pëlqej gjuhën e atdheut tim….”, etj, etj. “Sot mbyllim sezionin e gjashtë të shkollës shqipe,  tha në fjalën e tij z. Llazar Vero, Kryetar i Shoqatës “Bijtë e shqipes”. Ne krenohemi, se shkolla shqipe “Gjuha jonë”  në Filadelfia, po vazhdon me sukses emisionin e saj, dhe ndoshta mund të jetë shkolla me jetëgjatësi më të madhe në të gjithë diasporën. Por ne nuk kënaqemi me kaq. Synojmë për më shumë, sidomos në shtimin e numurit të fëmijëve që afrohen çdo vit në këtë shkollë”., vijoi më tej ai.

Me “Hymnin e Flamurit”, kënduar nga grupi i fëmijëve dhe shoqëruar nga prindërit në sallë, fëmijët filluan programin e tyre artistik.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›