E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë koreografi Agron Aliaj

Tiranë- Koreografi i njohur shqiptar Agron Aliaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambjentët e spitalit QSTU në Tiranë.

Aliaj u aksidentua nga një automjet më 7  Mars në kryeqytet teksa po dilte nga provat e shfaqjes së rrallës. Ish-drejtuesi artistik i disa shfaqjeve në Teatrin e Operës dhe Baletit, Agron Aliaj po ectë në vijat e bardha kur është përplasur nga makina që qarkullonte me shpejtësi.

Sipas mjekëve koreografit nga aksidenti i ishte dëmtuar palca kurrizore e për shkak edhe të moshës së thyer ka pasur vështirë për të reaguar me sukses të plotë ndaj trajtimit mjekësor. Agron Aliaj kishte një karrierë 50-vjeçare në Teatrin e Operës dhe Baletit me një sërë veprash të vëna nga ai në skenë dhe me gjenerata të tëra artistësh që u brumosen nga artisti Aliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›