E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Filmit regjizori Coppola mbërrin në Durrës

DURRËS- Regjizori hollivudian me famë botërore, Francis Ford Coppola vizitoi sot vendin tonë.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, regjizori fitues i Çmimit Oscar dhe Palmës së Artë ka mbërritur në Durrës, si i ftuar i vecantë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.

Gjatë qëndrimit të tij do shfaqen dy filma të njohur të regjizorit. “Youth Without Youth” prodhim i vitit 2007, do të shfaqet premierë premierë te enjten pasdite. Ndërkohë që mbrëmjen e 1 shtatorit në Amfiteatrin Romak do të shfaqet filmi i tij “Tetro”, prodhim i vitit 2009.

Ardhja e regjisorit me famë botërore, i njohur më së shumti në vendin tonë për filmin "Kumbari", shënon një ngjarje, ndërkohë që ai pritet të vlerësohet edhe me Çmimin e Karrierës si novatori më i madh i kinematografisë moderne.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Festivali i Filmit, regjizori Coppola mbërrin në Durrës FOTO: Festivali i Filmit regjizori Coppola mbërrin në Durrës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›