Festivali i Gjirokastrës do të fillojë në shtator
Do të vijë në muajin shtator muzika e këngës së tabanit popullor shqiptar. Polifonia dhe isot labe, zërat rapsodik të rapsodëve të malësisë dhe gjithë valet dhe ngjyrat e shumta të kostumeve popullore do ti japin muajit shtator një ngjyrë tjetër arti. Ylli Pango, në takimin me përfaqësues të Qarqeve dhe Qendrave Kulturore për organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtartë Gjirokastër i cili do të mbahet në datat 24-29 shtator 2009 prezantuan dhe statusin e ri të festivalit. Kështu ai do të kurorëzohet në finalen e tij në 29 shtator 2008, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë. Duke aprovuar edhe Statutin e ri të saj, kriteret shkencore të pjesëmarrjes si dhe fazat e përgatitjes të çdo grupi pjesmarrës. Kjo veprimtari shumë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, "Pasuri botërore e njerëzimit" mbrojtur nga UNESCO. Që çdo grup të përfaqësojë me nivel vlerat që përmban folklori i zonës së Qarkut, MTKRS vendosi që në këtë Festival grupet përfaqësuese të përbëhen nga 60 artistë, nga 50 që ka qënë në Festivalet e tjera dhe koha e konkurimit të jetë 30 minuta nga 20 që ka qenë më parë. Tashmë ka filluar faza e parë e përgatitjes në të gjithë vendin, që do të zhvillohet në periudhën janar-mar për të përfunduar në 29 shtator në kalanë e madhe të Gjirokastrës.