E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Në BE, vetëm me reforma

Drejtuesi i Lëvizjes Europiane, Ditmir Bushati deklaroi se miratimi i rezolutës për statusin e vendit kandidat për në BE nga kuvendi është një hap përpara për integrimin evropian. Sipas tij nuk dihet ende se kur Shqipëria do e hedhë hapin për aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE, edhe pse ishte thënë që kjo do bëhej në janar. Bushati deklaroi se është shumë e rëndësishme të ketë një program pune për këtë proces, për të përballur çdo të papritur. "Testi i 28 qershorit do jetë më i rëndësishmi, por jo më vendimtari. Duhet të intensifikohet lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuarm, i duhet më shumë liri medias, për të kandiduar për në BE", shtoi ai. Sipas Bushatit, deklarata e BE-së, ndër të tjera ka të bëjë edhe me bashkëpunimin politik, mes të cilave edhe lustrimi, që ka probleme sa i përket substancës dhe proceduarës. "Më i nevojshëm se sa vullneti politik , është ndërmarrja e reformave dhe mbi të gjitha respektimi i Kushtetutës", theksoi ai. Do kishte qenë shumë më mirë të aplikonim nën presidencën sllovene, dhe për më tepër nëse do kishim kaluar vitin e shkuar ky proces do të mbyllej brenda një mandati qeveritar, pa pasur zgjedhjet ne mes", vlerësoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›