E Martë, 3 Nëntor 2026

Festivali i Këngës në RTK, edicioni i parë mbahet më 26, 27 dhe 28 tetor

RTK do të mbajë edicionin e parë të Festivalit të Këngës, më datat 26, 27 dhe 28 tetor. Në prag të tij, Drejtori I Festivalit, Adi Krasta në konferencën për mediat, e ka cilësuar si ngjarjen më të rëndësishme të karrierës së tij.

“Unë dua të besoj që Festivali do të zgjasë, që atë ta shohin edhe fëmijët që nuk kanë lindur akoma. Festivali t’i takojë jetës kulturore të Kosovës. Çdo fund tetori të jetë një gëzim për qytetin,” tha z. Krasta.

Në festival do të garojnë 18 këngë. Drejtori artistik, Florent Boshnjaku u shpreh optimist për të ardhmen e Festivalit të RTK-së.

“Platforma jo vetëm e Eurosong-ut, por edhe tv tjera që mund të ndërlidhen, mundet të përdoren në të ardhmen për artistë brenda tregut muzikor, por edhe për këngëtarët e rinj,” deklaroi drejtor Boshnjaku.

Në edicioni e parë të festivalit të këngës në RTK, krah Adi Krastës do të prezantojnë edhe Besim Dina, Edona Reshitaj dhe Anjeza Shahini.

“Me Adi Krastën kemi demantuar zërat e këqij se shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bashkëpunojnë,” tha z. Dina.

“Është edhe një ndjenjë e veçantë, sepse Festivalet e para gjithmonë mbeten përpjekjet më të guximshme,” u shpreh znjsh. Reshitaj.

Festivali i Këngës në RTK do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës, Radio Televizionin Shqiptar dhe Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›