Komedia “Nuk duhet ta thoshe”, shfaqja trajton tema gjithëpërfshirëse përmes dialogut

Komedia premierë “Nuk duhet ta thoshe” nga autorja franceze Salome Lëlush (o. Salome Lelouch) do të mirëpres publikun artëdashës edhe sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar Artubina.
Vepra është vënë në skenë nga Artan Imami i cili edhe do të interpretojë, ndërsa krah tij do të jenë aktorët Lul Bitri dhe Enerest Dalipaj.
Përmes dialogut therës, akuzave dhe autoironive shfaqet jeta e zakonshme e një çifti të cilët kanë një marrëdhënie të gjatë dhe të konsoliduar së bashku.
Vepra, një komedi konteporane, trajton temat të cilat nisin që nga talenti i munguar i vjehrrës në gatim, aborti, ferexheja, ndryshimet klimatike dhe deri tëk pedofilia.
Komedia ‘’Nuk duhet ta thoshe” do të ngjitet në skenën teatrore sonte në mbrëmje në orën 19:00.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/