E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Letersise Berlin

Marrin pjese kater autore shqiptare

Ali Podrimja Beqe Cufaj Mimoza Ahmeti dhe Anilda Ibrahimi jane kater autoret shqiptare qe do te marrin pjese ne Festivalin e Letersise se Berlinit i cili nis me 15 shtator. Eumlshte vendosur qe kete vit te jete shkrimtari dhe publicisti i njohur spanjoll Juan Goytisolo qe do te cele Festivalin e Berlinit

Letersia shqiptare do te perfaqesohet ne Festivalin e Letersise se Berlinit me kater autore shqiptare. Ali Podrimja dhe Beqe Cufaj nga Kosova si dhe Mimoza Ahmeti e Anilda Ibrahimi nga Shqiperia do te jene pjese e edicionit te dhjete te ketij festivali te rendesishem te letersise i cili do te celet me 15 shtator per te qendruar i hapur deri me 25 te po ketij muaji. Ky festival njihet si nje prej veprimtarive letrare me te medha ne bote. Tema kryesore e ketij viti eshte zhvillimi letrar ne kohen e globalizimit. Publiku do te kete mundesi te vleresoje pasurine letrare qe shkon nga poezia arabe te tregimet amerikane nga Koreja te Shqiperia. Te pranishem ne kete ngjarje te rendesishme do te jene me shume se 100 autore te njohur e te rinj te cilet u perkasin gjinive te ndryshme letrare duke filluar nga proza poezia apo letersia per femije. Ata do te marrin pjese ne rreth 200 aktivitete qe do te organizohen gjate ketyre diteve te tilla si koncerte forume diskutime debate politike etj. Edhe kete vit Festivali i Letersise se Berlinit do te kete nje program te pasur qe nis me serite tradicionale si Letersi te botes Letersi per femije e te rinj Refleksione Kujtime - Tregime dhe Fokus qe kete vit do ti kushtohet teresisht Europes Lindore. Shume autore qe i perkasin kesaj pjese te Europes jane ftuar te flasin mbi zhvillimet ne vendet perkatese arsyet dhe letersite kombetare. Festivali Nderkombetar i Letersise ne Berlin qe eshte pjese e Berliner Festspiele ne bashkepunim me fondacionin per kulturen dhe politiken Peter-Weiss eshte marre ne mbrojtje nga Komisioni Gjerman i UNESCO-s.

Eumlshte vendosur qe kete vit te jete shkrimtari dhe publicisti i njohur spanjoll Juan Goytisolo qe do te cele Festivalin e Berlinit. Goytisolo eshte nje prej romanciereve spanjolle me te rendesishem e me te njohur ne nivel nderkombetar. I lindur ne Barcelone ne vitin 1931 ai le Spanjen ne vitet 50 per tu arratisur nga persekutimi i regjimit frankist i cili i censuroi veprat per nje kohe te gjate. Shkrimtari vendoset fillimisht ne Paris e me pas jep mesim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pas kesaj ai transferohet ne Marakesh ku vazhdon te jetoje edhe sot. Shkruan per te perditshmen spanjolle El Paiacutes. Ai eshte autor i romaneve te shumte reportazheve nga lufta dhe i mjaft veprave me karakter filozofik. Goytisolo konsiderohet edhe si nje njohes i thelle i kultures myslimane. Interesi i tij per kulturat e ndryshme ushqehet edhe nga eksperienca qe ka si shkrimtar shetites cka e ka shtyre te mbeshtese perspektiven e nje bashkimi mes vlerave te qyteterimeve ne konflikt. Pritet qe shkrimtarja Anilda Ibrahimi te jete e ftuar ne seksionin Letersi nga bota. Ajo do te flase mbi romanin e saj E kuqe si nuse. Per publikun gjerman do te rrefeje nje sage familjare shqiptare qe pershkon thuajse te gjithe 1900-n perfshi regjimin e Mbretit Zog dhe ate te Enver Hoxhes. Protagonistet jane gjenerata nenash gjyshesh e bijash. Eumlshte nje epike kushtuar femrave. Ngjarjet jane vendosur ne nje fshat prane malit thuajse jashte syve te botes. Poetja Mimoza Ahmeti eshte e ftuar me 20 shtator ne Naten e poezise ne te njejtin seksion si Ibrahimi Letersi nga bota. Bashke me te do te jete edhe Ali Podrimja me poezine e tij te mrekullueshme ku do te percjelle per pjesemarresit edhe elemente folklorike te Shqiperise te cilat jane gjithashtu pjese e poezive te tij. Beqe Cufaj eshte i ftuar ne sesionin E ardhmja kulturore e Ballkanit. Ai do te behet pjese e debatit se si pas ndarjes nga ish-Jugosllavia vitet e dhunes kane lene gjurme te thelle ne disa vende mes tyre edhe Kosoves. Do te diskutohet mbi cfare ofron e ardhmja per kulturen dhe artin ne keto vende mbeshtetjen e pakte qe ajo ka dhe cilat jane te rejat qe ofrohen. Ata do te jene gjithashtu pjese e sesionit Refleksione dhe Fokus.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›