Ura te reja mbi lumin Iber
Ne opinionin publik nderkombetar fatkeqesisht nuk po pasqyrohen sa duhet arritjet e shtetit te Kosoves ne procesin e integrimit te pjeses me te madhe te popullsise serbe pasi vemendja ka ngelur ne veri dhe ne Mitrovice. Mungesa e kontrollit ndaj pjeses veriore dhe ndarja e Mitrovices eshte shnderruar ne nje njolle qe e denigron keq shtetin e Kosoves ne syte e te huajve. Kalimi i kohes pa bere gje konkrete jo vetem qe nuk garanton pajtimin dhe rimekembjen e lidhjes se qytetareve te veriut me pjesen tjeter te Kosoves por perkundrazi e cimenton ndarjen ne menyre te pakthyeshme.
Ne pamundesi per ta bere te pranishme autoritetin e Prishtines me institucione te ligjit dhe rendit hard power qeveria kosovare duhet te pakten te shteroje maksimalisht hapesirat e tjera qe ka ne dore duke perdorur fuqine e bute soft power. Kjo do te thote qe per te reintegruar veriun qeveria kosovare duhet te investoje ne menyre intensive tek kultura dhe rinia.
Kjo strategji synon shnderimin e Mitrovices nga qyteti famekeq ne nje epiqender te arsimit kultures shkences dhe veprimtarive rinore. Qe ne vitet e para te clirimit te Kosoves eshte sugjeruar hapja e nje universiteti nderkombetar trilingual te stilit te UEJL-it ne Tetove per te mundesuar komunikimin mes te rinjve te dy etnive kryesore. Ky universitet do te ishte shume here me i dobishem per Kosoven sesa ai i Prizrenit. Ne kete linje mund te ndertohej nje shkolle e mesme profesionale nderkombetaret ose nje shkolle e larte e teknologjise ne modelin e sukseshem te instituteve indiane te teknologjise. Mund te imitohen edhe modele te qendrave kerkimore si Akademia Evropiane e Bolzanos per te ofruar mastera nderkombetare ne fusha specifike per ta bere Mitrovicen nje qytet sa me rinor dhe sa me nderkombetar.
Nje tjeter hap mund te ishte ndertimi i nje pallati bashkohor kongresesh qe te sherbeje per koncerte konventa apo aktivitete te ndryshme dhe qe mund ti ofrohet gratis per perdorim edhe institucioneve apo universiteteve te huaja per ta perdorur per aktivitetet e tyre. E njejta gje do ishte e arsyeshme te behej edhe ne lemin sportiv duke modernizuar stadiumin aktual te Mitrovices dhe duke ndertuar nje pallat te ri sportiv te specializuar per sportet e ujit dhe lojrat me dore me synimin e kthimit te ketij qyteti ne magnet per jeten sportive.
Qeveria e Kosoves duhet te perpiqet te mbledh fonde per te krijuar ne Mitrovice koloni ose rezidenca nderkombetare artistesh per te formuar kampe vullnetaresh apo shkembimesh per te rinj nga mbare bota per te ndertuar nje biblioteke gjigande te shoqeruar me nje qender multimediale per te financuar aty turne koncerte festivale apo gara sportive si dhe per te sponsorizuar nje radio-televizon rajonal publik dygjuhesh me staf nderetnik enkas per rrethinat e Mitrovices. Ne kete kuader mund te ndermerej edhe restaurimi dhe ndertimi i infrastruktures per kalane e Zvecanit dhe kompleksin e kulles se Isa Boletinit per ti shnderruar ne destinacione masive turizmi. Krahas kesaj duhet te sigurohet financimi i misioneve nderkombetare arkeologjike per te gerrmuar ne rrenojat e Socanices Rashanit Vidishiqit dhe Trepces. Mund te negociohet me donatoret per ta transferuar KIJAC-in ne Mitrovice dhe per te perqendruar ne kete qytetet nje pjese te mire te investimeve dhe sponsorizimeve qe behen ne kuader te europianizimit zhvillimit dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve.
Per te pastruar namin e keq duhet qe Mitrovica te shnderrohet ne nje shembull per sa i perket sherbimeve publike si dhe ne nje poligon per nisma pararoje sic mund te jete ndertimi i nje impianti Wi-Max qe te ofroje internet wireless falas per gjithe zonen pajisja e qytetit me nje rrjet tramvaji si dhe ndertimi i nje stacion modern trenash dhe autobusesh.
Per te reintegruar rinine serbe te veriut duhet qe te te caktohen kuota specifike per ta kur behet fjale per programet e bursave qeveritare ose ato qe jepen nga te huajt enkas per kosoven. Keto bursa duhen shoqeruar me kontrata paraprake punesimi ne administraten e larte ne menyre qe sa me shume kuadro te rinj serb nga veriu te lidhen me Prishtinen. Poashtu duhet qe te sponsorizohet nje konvikt per AUK-un ne menyre qe studentet e veriut te mund ta frekuentojne masivisht kete institutcion. Do te qe gjithashtu e arsyeshme qe te kerkohet prania e nje zyre te kishes ortodokse autoqefale shqiptare ne Prishtine per te ndihmuar ne rritjen e frymes se mirekuptimit nder-fetar dhe nder-etnik. Pra me pak fjale shpresa per reintegrimin e veriut dhe dhe imazhi nderkombetar qe ekziston per Kosoven ka per tu permiresuar ndjeshem nese qeveria investon per gjallerimin e jetes kulturore ne ate zone dhe tregon kembengulje ne ndertimin e urave me rinine serbe qe gjendet atje.