E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i StrugësBerati vlerësohetme çmimin e parë

BERAT- Vallet dhe këngët tradicionale të Beratit kanë marrë çmimin e parë në Festivalin e Strugës, organizuar pak ditë më parë.

Aktiviteti i radhës për Ansamblin Artistik të Beratit është Festivali i Stambollit i cili pritet të zhvillohet nga datat 15 deri në 20 gusht në Stamboll të Turqisë.

Me rastin e 2 vjetorit të futjes së Beratit në UNESCO, Shoqata kulturoro-artistike e Beratit po përgatitet të zhvillojë një festival madhështor me qëllim rifreskimin e të gjitha vlerave folklorike shqiptare, të cilat duket se po shkojnë drejt harresës gjatë viteve të fundit.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›