Shalsi: Privatizimi iFushës së Aviacionitaferë e pushtetit
TIRANË- Deputeti i Tiranës Eduard Shalsi ka denoncuar sot, një tjetër aferë korruptive që sipas tij bëhet në interestë qeverisë në pushtetet. Shalsi ka qenë sot në zonën e quajtur Fusha e Aviacionit ku Bashkia e Tiranës po ndërton parkun e dytë më të madh të kryeqytetit, ndërsa shton se kjo zonë është nxjerrë në privatizim nga Arbëen Imami dhe Dritan Prifti, duke I akuzuar kështu hapur për një tjetër aferë korruptive.
“Kjo fushë, ku vetë Lul Basha e Arben Imami me Sali Berishën në krah e me një projekt fantazëm në shpinë kanë premtuar të bëjnë lulishte gjatë fushatës, është nxjerrë në shitje nga Imami dhe Prifti, si të ishte pronë e ushtrisë. Sigurisht, kjo pasuri e publikut që aktualisht po transformohet në një park urban fantastik, ka nxitur oreksin e pashuajtshëm të këtyre të babëziturve pa din e iman dhe është futur në kasaphanën ku pushteti i sotëm familjar i Sali Berishës po therr Shqipërinë”, - deklaroi Shalsi.
Nga kjo zonë, deputeti Shalsi lëshon apelin se PS nuk do të tërhiqet nga projekti për të ndërtuar në këtë zonë parkun e dytë më të madh në kryeqytetet. “Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë sot dhe nesër me anullimin e kësaj procedure skandaloze për të cilën do të përgjigjet herët a vonë cdo njeri që do të hedhë firmën”, - theksoi Shalsi.
(m.a/BalkanWeb)