Gramsh, arrestohet26 vjeçari, për shpërndarjelëndësh narkotike
GRAMSH- Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve ka realizuar me sukses ditën e sotme operacionin e koduar “ Holta” në qytetin e Gramshit.
Burime nga policia bënë të ditur se sot u bë e mundur goditja e radhës të shpërndarësve të lëndës narkotike, operacione këto të shtrira në të gjithë qarkun e Elbasanit. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerand Zacelli, 26 vjeç, banues në Lushnje, i dënuar më parë për përdorim të lëndëve narkotike”.
Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë një kontrolli fizik të kryer në ambjentet e Pub "ADI PUB", qe ndodhet në Gramsh dhe është në pronësi të tij, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike heroinë.
Ndaj 26 vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
(e.n/ata/BalkanWeb)