E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH: 416 qendra shëndetësore bonus pagë shtesë

416 qendra shendetesore, do te perfitojne bonus deri ne nje page shtese, per gjashte mujorin e pare te 2010. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor ka vendosur qe per 9350 punonjes te qendrave shnedetsore, nga te cilet 2000 mjeke familje, 6600 infermire si dhe 750 punonjes te tjere, te perfitojne nje page shtese, si pasoje e realizimit te te gjithe indikatoreve te performances dhe cilesise. Numri i vizitave, nga mjeket e familjes eshte realizuar ne masen 80%, ndersa treguesi i cilesise eshte realziuar ne masen 55%.

"Tani jemi te gatshem qe te ruajme ritmet tona te kontraktimit me qendrat shendetesore dhe te jemi shume korrekt qofte me menyren e pagesave, qofte ne menyren e shperndarjes se financimeve shtese, dy here ne vit", beri te ditur Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se.

Drejtoresha e ISKSH-se i ka bere nderkohe thirrje te gjitha qendrave shendetsore, qe te marrin te gjitha masat, per perballimin e te gjitha rasteve te pacienteve ne sezonin e veres. "Te gjithe medikamentet qofte ato qe i perkasin urgjences, po qofte dhe pjese te tjera te materialeve mjekesore qe duhet te jene dhe qe blihen nga 602, sidomos ne kete periudhe te nxehte vere te jene patjeter ne qendrat shendetesore ", vijon Hana. Financim shtese deri ne nje page mujore, perfitojne qendrat shendetsore ne Berat, Diber, Durres, Fier, Kukes, Lezhe, Vlore dhe Tirane.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›