ILDKP do nisëhetimet për pasurinëe ministrit Prifti
TIRANE- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të hetojë pasurinë e deklaruar nga ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.
Ky fakt konfirmohet nga burime zyrtare nga ky institucion.
Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në vitin 2007 mori një borxh prej 30 milionë euro për të filluar aktivitetin e tij në kompaninë Fortis 2. Një vit më vonë ai e pagoi këtë borxh dhe në vitin 2009, periudhë e krizës globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vlerës marramendëse të 1.8 milonë eurove.
Për të përfituar 45% të aksioneve të kompanisë Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredinë prej 5 milionë eurosh, ndërsa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektarë tokë dhe 1 milionë euro kesh.
Dyshimet që ngrihen nga deklarimi i pasurisë së ministrit Prifti që nga blerja e aksioneve deri tek shitja e tyre do të jenë edhe pikat prej nga do të nisë hetimi në ILDKP , e cila vjen edhe pas akuzave të shumta nga ana e opozitës dhe pasurisë së ministrit Prifti.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Ministri Prifti të përgjigjet para drejtësisë