E Shtunë, 31 Tetor 2026

Widhers: SHBA ekanë dhënë mendimine tyre për ligjin e SHISH

KUKëS- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Withers ka folur për ligjin e SHISH nga qyteti i Kukësit ku ishte për një vizitë në kuadrin e vizitave që po kryen nëpër Shqipëri, pas përfundimit të misionit të tij diplomatik.

Withers është shprehur se për këtë ligj, ambasada e SHBA-së ka dhënë opinionin e saj që mund të gjendet në faqen e saj zyrtare, duke lënë kështu të kuptohet se opinioni i SHBA-ve është dhënë tashmë e iu takon palëve politike ta marrin ose jo në konsideratë.

Gjatë vizitës së tij në Kukës Widhers u ndal të komentonte edhe vendimin e djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë e cila quajti të ligjshme pavarësinë e Kosovës, duke i dhënë kështu mundësi shtetit më të ri të Ballkanit të fitojë betejën juridike me Serbinsë.

"GJND i ka dhënë fund çdo hamendjeje për statusin e Kosovës, ndaj dhe jam i gëzuar që sot ndodhem në Kukës", theksoi Uidhers. Ambasadori amerikan vuri në dukje se një nga gjërat me kryesore është miqësia dhe SHBA janë miq të ngushtë të shqiptarëve. Ndërsa nuk nguroi të theksonte se, “shpresonte për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›