Festivali i bandave frymorë, 8 orkestra pjesëmarrëse
Në Festivalin Ndërkombëtar të bandave frymore i cili do të zhvillohet nga data 9 deri në 15 korrik do të marrin pjesë 8 orkestra. Aktivitetin do të startojnë në qytetin e Himarës, ku do të jetë banda zviceriane “Brass Orchestra”, që do çelë siparin. Drejtori artistiK i festivalit, Edmond Doko, për “Ora News” shprehet se aktiviteti i sivjetëm do të sjellë disa risi.
Në këtë festival do të marrin pjesë edhe tre personalitete botërore të bandave frumorë ku do të jenë edhe pjesë e jurisë.
Ky festival që është në edicionin e tij të gjashtë, synon përvec të tjerave që të pasyrojë jetën kulturore në qytetin e Sarandës dhe Himarës, qytete këto të cilat janë shumë të frekuentuara nga turistë të huaj por edhe nga pushuesit shqiptarë. Bandat frymore kanë një histori mëse një shekullore në Shqipëri.