E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesi i Tiranes KQZ shpall sot rezultatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot fituesin e zgjedhjeve të 8 Majit për bashkinë e Tiranës. Mbledhja e KQZ është vendosur të zhvillohet në orën 18:00 të pasdites së sotme. Administrata ka hartuar tashmë projekt- aktin ku tregohet në mënyrë kronologjike nisja e procesit të hapjes së kutive të votimit që nga vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti tha një ditë më parë në një intervistë për AS se “të gjithë e dimë se kryetari i Bashkisë së Tiranës është zoti Basha”. Ai shtoi se “duke pasur parasysh ato që dëgjojmë dhe kjo është në të drejtën e PS-së, që pritet një ankimim i ri mbas këtij vendimi të KQZ-së. Duke llogaritur kohën sa të dalë ky vendim, sa të bëhet ankimimi, besoj që brenda 10 ditëve gjithçka do të jetë e mbyllur”.

Në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ përgjatë 5 ditëve hapi 1793 kuti, që i përkisnin 368 qendrave të votimit në 11 KZAZ-të e kryeqytetit. Pas verifikimit të votave të kontestuara rezultoi që kandidati demokrat, Lulzim Basha, kryeson me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 25 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›