E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Shënkoll të Lezhës, arrestohen 3 autorët

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e tre autorëve të vrasjes së mbrëmshme në fshatin Shënkoll.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Pëllumb Nika, Ferdinand Hoti dhe Nikolin Luli pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së 42 vjeçarit Tonin Gjoni.
 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të fshatit Shënkoll ku tre personat e arrestuar dyshohen se për motive të dobëta kanë qëlluar për vdekje me armë 43-vjeçarin Gjoni dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Menjëherë pas ngjarjes policia e Lezhës nisi hetimet duke identifikuar në fillim autorët e vrasjes së 43-vjeçarit dhe pas disa orësh kërkimesh intensive bëri të mundur edhe arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›