E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i parë i Teatrit të Katastrofës

Katër regjisorë me katër trupa të ndryshme aktorësh do të krijojnë katër shfaqje të ndryshme teatri për të njëjtën vepër. Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 15:22

Këtu konstaton Festivali i parë i Teatrit të Katastrofës, paraqitja e projekteve për të cilin fillon që nga dita e sotme, më 26 korrik, në Teatrin e Metropolit deri më 30 tetor.

Veprat mbi të cilën do të krijojnë regjisorët janë dy komeditë me një akt ‘Vëllazëri e interes’ dhe ‘Zi e më zi’, të përfshira në një të vetme, të autorit Kristo Floqi.
Logoja e Festivalit të Katastrofës janë dy këmbë që ecin në drejtime të ndryshme, ndërsa slogani i tij është: “Vrapojmë, por nuk arrijmë”. Deri në 30 nëntor, ekipi përzgjedhës i regjisorëve Kiço Londo, Milena Selimi dhe Ada Ruçi do të shpalle projektet fituese të cilat do të fillojnë provat në muajin janar 2012.

Më pas, shfaqjet do të jepen në muajt shkurt, mars dhe prill në sallat “Shekspir”, “Çehov”, “Bodrum” të Teatrit të Metropolit. Të tria sallat janë të ndryshme nga njëra tjetra, por në të tria publiku është pjesë e shfaqjes. Gjithsej do të ketë 15 shfaqje për çdo vënie regjisoriale.

Juria e Festivalit të Katastrofës, Luiza Xhuvani, Berina Kokona dhe Anisa Canaj, do të ndajë, në fillim të muajit maj 2012, çmimet: Shfaqja më e mirë, Regjisura më e mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë, Skenografia më e mirë, Kostumografi më i mirë.
Festivali i Katastrofës do të vëre në garë katër regjisorë të ndryshëm dhe katër trupa të ndryshme aktorësh për krijimin artistik të së njëjtës vepre. Në këtë mënyrë publiku do të ketë mundësi të shikojë të njëjtën shfaqje në katër koncepte të ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›