Varroset Amy Winehouse

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 19:30
Familja dhe miqtë e Amy Winehouse i kanë dhënë lamtumirën e fundit "engjëllit të tyre", tre ditë pasi këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.
Rreth 100 persona morën pjesë në funeralin tradicional, i cili u përmbyll me fjalët e babait të saj, Miç: "Natën e mirë engjëlli im, fli mirë. Nëna dhe babai të duan shumë, gjithmonë".
Winehouse, e cila i këndoi luftës së saj me alkoolin dhe drogën në hitin e njohur ndërkombëtar “Rehab”, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër të shtunën