Festivali i poezisë, një format ndryshe
Autori i Lajmit: red.
"Poeteka" nisi si projekt i një grupi artistësh të fjalës, të cilët në shtator të vitit 2004 filluan në Durrës serinë e leximeve për publikun. Veprimtaritë u zhvilluan nën simbolikën e një anijeje liburne ankoruar në breg pranë Torrës veneciane, zbukuruar me poezi të shkruara në vela e me mozaikë. Tashmë një Festival Ndërkombëtar i Poezisë, "Poeteka" është një takim i përvitshëm poetësh, shkrimtarësh, përkthyesish dhe eseistësh nga Evropa dhe më gjerë, që organizohet nga shoqata "Poeteka", në bashkëpunim dhe partneritet me Bashkinë e Durrësit, institucione të rëndësishme kulturore dhe sponsorizues të arteve në Shqipëri. Qendra e veprimtarive të Festivalit është qyteti i Durrësit, i cili shndërrohet në një Open City për poetët dhe poezinë. Në ditët e këtij aktiviteti organizohen veprimtari të ndryshme lidhur me poezinë dhe librin, por edhe veprimtari të tjera plotësuese të karakterit njohës, që fokusohen në pikat historike, në sitet e shumta arkeologjike apo në vendet turistike që ofron bregdeti i Adriatikut.
Java poetike në Durrës, Tiranë dhe Berat
Gjatë kësaj jave, poetët e ftuar nga Kosova, SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Portugalia, Zvicra, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Rumania, Rusia, Belgjika dhe Shqipëria kanë marrë pjesë dhe kanë qenë protagonistë në 27 veprimtari poetike të ndryshme si lexime letrare të formateve të ndryshme, diskutime të tryezës së rrumbullakët mbi poezinë, letërsinë për fëmijë, përkthimin, si dhe koncerte, performanca, ekspozita pikture, panaire të librit, një (ob)SESION mbi një temë- fokus, prezantime të letërsisë bashkëkohore dhe kulturave të pjesëmarrësve, një seancë – ad honores, një guidë nëpër vendet historiko-arkeologjike dhe turistike, si dhe disa botime letrare. Edhe gjatë këtij edicioni poeteka shtegtoi edhe në Tiranë dhe Berat. Në qytetin e Beratit leximet poetike u organizuan në kështjellë, ndërsa më pas sipas një guide-kujtesë pjesëmarrësit vizituan Muzeun Onufri , kishat e kalasë dhe lagjen historike të Mangalemit.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008