Digjet nga flakët i paralizuari
Autori i Lajmit: red.
Një burrë 52-vjeçar në qytetin e Korçës, në gjendje gjysmë paralize dhe me vuajtje të vazhdueshme nga sëmundje të zemrës, është përballur edhe me një zjarr që përfshiu banesën e tij, duke i marrë jetën tragjikisht. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr 8 të qytetit juglindor, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në Korçë, te vendi i quajtur “Hani”. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Ibrahim Kollona, 52-vjeçar, gjendej në banesën e tij, kur ka nisur një zjarr në rrethana krejt të papritura. Burri gjysmë i paralizuar, vuante dhe nga sëmundje të zemrës dhe e ka pasur shumë të vështirë të shpëtonte jetën. Kështu, dëshmitë në vendngjarje dhe hetimet e policisë evidentojnë faktin se 52-vjeçari është përfshirë nga flakët, ndërsa e tërë banesa ishte duke u djegur. Për pasojë ai ka pasur djegie të shkallës së lartë. Nuk ka mundur të rezistojë dhe ka vdekur i përpirë i tëri nga flakët, ndërsa dhe asfiksia kishte bërë punën e saj.
Policia ngriti një grup hetimor për ngjarjen dhe tha se veç problemeve shëndetësore, viktima kishte dhe konsum të lartë të duhanit dhe konsumonte po ashtu, pije alkoolike. “U kryen veprimet procedurale dhe mendohet se shkak i zjarrit është pakujdesia e viktimës”.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008