Gjykata lë në qeli ish-policin e FNSH-së
Autori i Lajmit: red.
Është lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve ish-polici i FNSH-së që vrau tre ditë më parë ish-kolegun e tij. Burime nga policia bënë të ditur se pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e Bar Kazino Admiral Club ku u qëllua me armë zjarri dhe gjeti vdekjen shtetasi Muharrem Lita, në gjykaten e rrethit gjyqësor Tiranë, Kastriot Stojani, autori i veprës mori masën e arrestit me burg. Sipas të njëjtave burime mësohet se viktima Muharrem Lita, ish- punonjës policie, ka qenë duke luajtur në ambientet e brendshme të Kazinosë ku ka humbur një sasi të madhe parash. Administratori i lojërave të fatit ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen dhe më pas ka njoftuar autorin e vrasjes, Stojanin, i punësuar pranë kësaj kazinoje njëkohesisht efektiv në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë. Konflikti mes tyre ka qenë i çastit, duke denigruar me goditje me armë zjarri, goditje të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit Lita. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Burg pa afat” për 35-vjeçarin Kastriot Stojani, i cili nuk ka kundërshtuar dhe nuk ka folur për asnjë çast gjatë vendimit.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008