Shpërthen boti i gazit, vdes 9- vjeçarja
Autori i Lajmit: red.
Shpërthimi i një autoboti gazi për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi për një familje nga Berati. Një fëmijë 9 vjeç ka mbetur i vdekur pasi është përfshirë nga flakët, ndërsa dy prindërit e saj ndodhen në gjendje kritike për jetën në spitalin e djegieve. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet dhe shoferi i botit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një fshat të Beratit. Burime nga policia bënë të ditur se nga hetimet paraprake mësohet se gjithçka ka qenë aksidentale. Por dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se dyshohet brenda ndërtesës ku tregtohej gaz me pakicë është zier raki.
Ngjarja
Një shpërthim gazi në Berat, i ka marrë jetën fëmijës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe katër të tjerë, në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lapardha të rrethit Berat, në orën 11.40 të ditës së djeshme, pranë një njësie tregtare të shitjes e shpërndarjes së gazit. Burime nga policia bënë të ditur se, në rrethana që mbeten ende të paqarta, një autocisternë me gaz të lëngshëm, e cila furnizonte këtë dyqan dhe disa pika në këtë zonë me gaz për shërbime konsumi, ka shpërthyer duke përhapur me shpejtësi flakët. Ndërkohë që si rezultat i shpërthimit fatal, ka humbur jetën vajza nëntë vjeçe, që paraprakisht dyshohet se është vajza e çiftit të plagosur, A.Cani, banuese në Lapardha. E vogla, në çastin e shpërthimit ndodhej vetëm pak metra larg cisternës, duke luajtur.
Gjithashtu, nga shpërthimi kanë marrë plagë katër persona të tjerë, mes tyre një efektiv policie, i cili kur u afrua në vendngjarje, bëri përpjekje për të shmangur përhapjen e flakëve nga cisterna në objektet përreth. Ai është lënduar pa rrezik jete apo nevojë ndërhyrjeje mjekësore.
Të plagosurit
Ndër të plagosurit është shoferi i autobotit cisternë, 40-vjeçari Dashamir Haka nga Patosi si dhe burrë e grua pronarë të dyqanit, Suzana dhe Beqir Cana, përkatësisht 36 dhe 40 vjeç, me banim në Lapardha. Burime nga spitali bëjnë të ditur se në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve në gradë të lartë, ata u dërguan në spitalin e Beratit dhe më vonë për në QSUT. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh forcash policore, ndërsa kanë mbërritur edhe disa efektivë dhe automjete të Repartit të Mbrojtjes kundër Zjarrit të Beratit. Policia tha se po heton ngjarjen me dyshimet për shkelje të rregullave të sigurisë teknike.
Banorët
Banorë të fshatit ku përpak ndodhi tragjedia janë shprehur se, në rast se do të shpërthente si cisterna stative ashtu dhe autoboti, pasojat do të ishin katastrofike dhe do të kishin humbur jetën dhe persona të tjerë. Sipas tyre, organet kompetente të mos lejojnë ngritjen e pikave të tregtimit të gazit brenda zonave të banuara siç është rasti konkret. Si mund të vendoset një cisternë 15 mijë litërshe me një lëndë të tillë djegëse brenda zonës së banuar. Në këtë rast përgjegjësia bie mbi ata që kanë dhënë lejen. Ndërsa burime nga policia bëjnë të ditur se autoboti ishte i madhësisë 30 mijë litërshe dhe, në rast se nuk do ishte bërë e mundur shmangia e tij nga flakët, pasojat do të kishin qenë shumë të rënda. Gjithsesi, sipas hetimeve paraprake nga ana e policisë, gjithçka ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së njerit prej atyre personave të dëmtuar të cilët kanë qenë shumë pranë në momentin e shkarkimit të gazit nga autoboti në cisternën stative.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008