E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikimet e Wikileaks, Asanzh: S'janë rrezikuar njerëz

Një ditë pas arrestimit të tij në Londër, themeluesi i UikiLiks, Xhulian Asanzh ka mbrojtur faqen e tij të internetit.  Në një editorial për një gazetë australiane, Asanzh tha se demokracitë kërkojnë media të fuqishme për t’i bërë qeveritë të ndershme, ndërsa Uikiliks, ka luajtur një rol të tillë.

39-vjecari që do të mbetet në burg pasi iu mohua  lirimi me kusht, mohoi se publikimi i dokumenteve sekrete ka rrezikuar jetë njerëzish. Një zëdhënës i Uikiliks tha se arrestimi është një sulm ndaj mediave të lira dhe u zotua se do të vazhdojë publikimi. E ndërkohë duket se dhe qeveria  e Australisë mbron Asanzh.

Ministri i jashtëm australian Kevin Rud tha se rrjedhjet ngrenë çështjen mbi  "mjaftueshmërinë’ e sigurisë amerikane mbi dokumentet.  Ndërsa bëri përgjegjës qeverinë amerikane për publikimin e dokumentave.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 08 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›