Tatimorët e Fierit padisin punëtorët e Armo-s

Zyra e tatimorëve në Fier ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Rrethit padinë për punëtorët e kompanisë ARMO të cilët hynë me forcë në ambjentet e rafinerisë së Fierit. Padia është për 50 punëtorët e Armo-s të cilët shkatërruan shirirtin e tatimorëve dhe u futën në uzinën e naftës. Sipas tatimorëve punëtorët nuk zbatuan vendimin duke hequr shiritat e bllokimit dhe duke nisur punën.
Punëtorët e rafinerisë së Fierit dhe më pas ata të Ballshit, nisën punën disa ditë më parë duke injoruar vendimin për bllokimin e kompanisë .
Punëtorët e rafinerisë së Fierit dhe më pas ata të Ballshit, nisën punën disa ditë më parë duke injoruar vendimin për bllokimin e kompanisë .