E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria po përvetëson edhe rërën e bregdetit

TIRANE- Socialistët denoncuan sot sërish projektligjin për pronësinë në zonat turistike, i cili sipas selisë rozë e bën familjen në pushtet pronare edhe të rërës së detit.
Deputeti socialist, Taulant Balla publikoi deklarimin e pasurive të disa zyrtarëve të lartë që dëshmon se janë përfituesit realë të këtij projektligji.
“Të mësuar me Kryeministrin, i cili gjithmonë hesht sa herë që në afera të këtij lloji janë të përzjera edhe interesat e familjes kryeministrore dhe oborrit të tij, Partia Socialiste po bën sot publikë disa prej përfituesve të drejtpërdrejtë të këtij ligji. Kryeministri, ministrat Basha, Bode. Mediu e Pollo përfitojnë nga ky ligj. Por lista vazhdon edhe me ministra të tjerë të oborrit” theksoi Balla ndërsa nënvizon se ky ligj shërben vetëm për të kënaqur interesat e qeverisë.

“Qeveria që na shiti detin po përvetëson rërën dhe bregdetin. Ky ligj zgjedh vetëm një hall, kënaq interesat e familjes qeverisëse duke hipotekuar vilat e paligjshme të ngritura në bregdet” u shpreh Balla.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›