E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja pyet: Hungaria, demokraci apo diktaturë?

BRUKSEL- Bashkimi Evropian merr një pozicion sa i takon punës së qeverisë së Budapestit dhe këtë e bën duke ngritur pyetjen nëse në Hungari ekziston demokracia apo diktatura? Ky është edhe qëllimi i analizës së ligjeve kushtetuese të miratuara nga shumica që mbështet qeverinë e krahut të djathtë, të kryeministrit Viktor Orban.

Një zëdhënës i Brukselit ka sqaruar se një proces i tillë mund të çojë në gjoba në Gjykatën e Drejtësisë.

Në qendër të polemikave dhe protestave, të cilat të hënën në mbrëmje mblodhën rreth 100 njerëz, të cilët manifestuan kundër qeverisë së Budapestit është propozimi i grupit të hungarezve për një Kushtetutë të re. Bashkimi Europian dëshiron të vlerësojë pasojat juridike mbi lirinë e shtypur dhe të besimit, të drejtave të grave, sistemit të pavarur të drejtësisë, kompetencave të pavarura të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjeve të tjera, të tilla si ligji zgjedhor. Ajo që ka ngjallur më së shumti debate është ligji që mund të rrezikojë pavarësinë e Bankës Qëndrore.

Negociatat për një mbështetje të mundshme financiare 15-20 miliardë për të stabilizuar kursin në rrezik mund të nisin vetëm pas një rezultati pozitiv të këtij vlerësimi. Sot kursi në Budapest ka arritur nivelin më të ulët në krahasim me euron 319,70. ndërkohë ë muajt e fundit valuta hungareze ka humbur 20% të vlerës së saj.

Nga ana e saj qeveria e Budapestit ka bërë të ditur se është e hapur për bisedime me Bashkimin Europian.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›