E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali nis me Kthesën

Premiera

Drama “Kthesa”, me autor Tankred Drost dhe regji të Mikel Kalemit, shfaqet sot premierë në skenën e Teatrit Kombëtar, duke shënuar edhe fillimin e edicionit të katërt të festivalit “Teatri i të rinjve”. Sipas regjisorit të dramës, Mikel Kalemi, kjo dramë do të përcjellë për publikun mesazhin “të mbrosh mënyrën e jetesës”. "Kthesa" është një vepër e shkruar në vitet ‘60, kur Gjermania përballej me probleme sociale, ekonomike dhe politike të njëjta më atë të cilat përballet sot Shqipëria. Kjo është arsyeja e zgjedhjes së kësaj pjese. Kjo dramë vjen përmes interpretimit të aktorëve Saimir Braho, Gentian Zenelaj dhe Anastas Nika. “Kthesa” është një prej veprave fituese në edicionin e rradhës së Festivalit “Teatri i të rinjve”. Pasi të jenë shfaqur në skena të ndryshme të kryeqytetit, veprat e përzgjedhura do të rishfaqen përgjatë një jave nga datat 16-20 nëntor, në Teatrin Kombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›