E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për vrasjen e gruas, pranga 67-vjeçarit

Elbasan- Ishte në kërkim prej 8 vitesh, i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe së fundi ka rënë në pranga. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se ëhstë arrestuar shtetasi i kërkuar Faik Talo, 67-vjeç.

“Pas 8 vitesh në arrati seksioni i kërkimit pranë drejtorisë së policisë në Elbasan ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për verpën penale të vrasjes me dashje”- thanë burimet e policisë. Sipas tyre, 67-vjeçari, lindur në Lunik dhe banues në Balldre ka vrarë në vitin 1999 bashkëshorten e tij. Krimi, pas hetimeve të ngjarjes u përcaktua si një vrajse për motive xhelozie, e parapritë me sherre e zënka mes bashkëshortëve.

Shërbimet policore, pas informacioneve në rrugë operative për vendndodhjen e tij, kanë arritur që ta ndalojnë në Tiranë. “Ky shtetas kanë qënë i shpallur në kërkim në vitin 2000, pasi është dënuar me 10 vjet heqie lirie për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje”- thanë të njëjtat burime. Pas arratisë disa vjeçare ai tashmë do të vuajë dënimin për krimin e kryer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›