Festohen Krishtlindjet. Urojne presidenti Topi Berisha dhe kreu i PS

UPDATE- Kreu i shtetit dhe drejtuesit e politikes shqiptare kane uruar sot gjithe besimtaret e krishtere me rastin e Krishtlindjeve. Ne pershendetjet e rastit kreu i shtetit Bamir Topi kryeministri Sali berisha dhe lideri i opozites Edi Rama kane theksuar se Krishtlindjen sjellin mesazhin e forces dhe te dashurise.
Por nderkohe qe lideri socialist Edi Rama i ka quajtur keto Krishtlindje te veshtira qe do kalohen me forcen e dashurise kreu i qeverise Sali Berisha ka theksuar se lindja e Krishtit festohet kete radhe me levizjen e lire.
Topi
Me rastin e Krishtlindjeve Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi vizituan sot Seline e Kryepiskopates se Hirshme te Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise ne Tirane ku u priten nga Kryepeshkopi i Tiranes Durresit dhe gjithe Shqiperise Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos dhe me pas Seline e Kishes Katolike ne Tirane ku u mikpriten nga Arqipeshkvi metropolit i Tiranes dhe Durresit dhe Kryetar i Konferences Ipeshkvnore Imzot Rrok Mirdita.
Nje feste qe te inspiron me shume paqe me shume dashuri dhe me shume harmoni e ka quajtur Topi kete dite.
Deshiroj qe ne te njejten kohe te pershendes te gjithe popullin shqiptar i cili ne shekuj ka ditur te ushqeje me shume respekt e dashuri ate qe eshte ndoshta elementi me i vyer i shoqerise sone - harmonine fetare Dhe besoj sot ka me shume mesazhe per paqe per qetesi por besoj qe mesazhi qe vjen natyrshem per shoqerine tone eshte - me pak tension. Me shume mirekuptim me shume marreveshje sepse gjerat e mira behen se bashku dhe gjerat e mira natyrisht qe behen kur jemi ne harmoni sic ndodh ne familje- tha ai.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha gjate nje prononcim per mediat theksoi se kete vit Krishtlindjet i gjejne shqiptaret te lire.
Kjo dite i bashkon njerezit. Uroj popullin shqiptar qe te festoje Krishtlindjet sa me mire. Vjet i festuam si anetare te NATO-s sivjet si qytetare te lire qe levizin ne mbare Evropen. Jam i bindur se Krishtlindje me te mira do te na gjejne tha Berisha.
Ai uroi ne menyre te vecante banoret e Shkodres duke iu garantuar atyre mbeshtetjen maksimale.
Nje mesazh kam per banoret e Shkodres te cilet kremtojne kete dite te madhe ne rrethana shume te veshtira. Por serish ata ashtu si gjithe shqiptaret kane nje motiv per te festuar Krishtlindjet pasi nuk kemi pasur asnje jete te humbur. Ka nje solidarizim vllazeror nga mbare shqiptaret dhe nga gjithe bota. I garantoj se qeveria do te vazhdoj ti mbeshtese ata. Gezuar tha me tej ai.
Rama
Kreu i PS-se Edi Rama percolli urimet e tij pas vizites ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Kete vit Krishtlindjet e gjejne Shqiperine ne veshtiresi por Krishtlindjet sjellin mesazhin e dashurise dhe forces per te perballuar. E ardhmja me e mire ne nje dite te afert- tha Rama.
Besimtaret e krishtere festojne Krishtlindjet. Qindra vete u mblodhen mbreme ne mesnate per te pritur lindjen e Krishtit ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane. Moment ky qe cilesohet si nje nga me te rendesishmit ne kalendarin kristian.
Mesha e shenjte u mbajt nen drejtimin e arkipeshkvit katolik te Tiranes Durresit dhe te gjithe Shqiperise Imzot Rrok Mirdita i cili i uroi besimtareve me shume paqe miresi dhe afrimitet me njeri-tjetrin.
Nderkohe sot ne oret e para te mengjesit uroi Kryepeshkopi i Tiranes Durresit dhe i gjithe Shqiperise Hiresia e Tij Anastas Janullatos. Ne meshen e mbajtur per kete rast ai iu drejtua besimtareve me urimin per te qene me te dashur dhe me afer me njeri-tjetrin.